MENU
klinika

Tensionet në Kosovë

Osmani paralajmëron sërish zgjedhje në veri

01.06.2023 - 19:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kishinau i Moldavisë ka njoftuar se Kosova është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat e serbëve lokalë, ndoshta edhe të pajtohet për rizgjedhje në katër komunat veriore – Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, pas tensioneve të fundit atje.

Osmani të enjten zhvilloi një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron në margjinat e samitit të dytë të Komunitet Politik, ku është diskutuar ekskluzivisht për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

“Ka qenë kërkesë e qartë e Gjermanisë dhe Francës që kurdo që organizohen zgjedhjet e reja të ketë participim, që të mos iu ndalohet serbëve që të participojnë. Brenda ligjeve tona, brenda kushtetutës tonë, ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja”,- tha Osmani, për RTKlive.

“Mirëpo është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë. Participimi në demokraci është parakusht esencial në demokraci. Ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që ata dëshirojnë”, shtoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëdhënësi i Kremlinit mbi tensionet në Veri

“Rusia mbështet pa kushte Serbinë dhe serbët e Kosovës”

Situata e tensionuar në veri të Kosovës

BE kërkon takim Kurti-Vuçiç në Bratisllavë

Nënkryetarja nga radhët e komunitetit serb

Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut


"Autorët të dalin para drejtësisë"

Britania ultimatum Serbisë dhe Kosovës: Ulni tensionet

"BE të ngrijë negociatat e pranimit me Serbinë"

Flet Eurodeputeti austriak: Lajçak të japë dorëheqjen

Kurti për sulmin në Veri: Skenar për gjakderdhje

“Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Beogradit”

Ndahen 50 mijë euro për familjen e policit të vrarë

Mbledhja e qeverisë nis me një minutë heshtje, premtimi i Kurtit