“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja:Për çfarë shërbejnë opioidët?
Mjeku: Trajtimin e dhimbjeve. Janë ilaçe të rëndësishme në sallat operatore, por dhe në menaxhimin e dhimbjes gjatë kujdesit paliativ.
Anestezi. Janë ilaçe kryesore në anesteziologji dhe përdoren si ndihmës të ilaçeve anestezike.
Trajtimi i kollës. Ka një veprim të mirë si qetësues për kollën pasi vepron në sistemin nervor qendror, duke penguar qendrat nervore përgjegjëse për kollën.
Trajtimi i diarresë. Ilaçet opioide funksionojnë si ngadalësues të lëvizjes së zorrëve dhe për këtë gjejnë përdori të gjerë në trajtimin e disa formave të diarresë, në veçanti dhe mjaft i njohur është Loperamide, që ka efekt vetëm në zorrë dhe jo në sistemin nervor.
Trajtimi i dispnea. Përdoret disa tipe opioidësh në trajtimin e dispneas së rëndë për shembull në rastin e edemës polmonare akute apo neoplazmave malinje pulmonare.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.