MENU
klinika

Plagosen dy të tjerë

Përgjaket mëngjesi, X5 del nga rruga dhe vdes i riu

16.06.2023 - 10:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve praprake mësohet se një automjet tip “BMË X5”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë fatkeqësisht ka humbur jetën një 35-vjeçar me ininciale V.M, si dhe janë dëmtuar shtetasit E.H, 34-vjeç dhe E.C, 32-vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

NJOFTIMI

Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.