MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Po bëj kohë që vuaj nga koliti. Çfarë më këshilloni?

03.06.2023 - 12:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam 55 vjeçe dhe kam kohë që po vuaj nga koliti. Çfarë më këshilloni?

Përgjigjet gastroenterologu:  Ju këshilloj të mbani dietë. Ndikimi i dietës është unik në çdo person. Për këtë arsye nuk ka një dietë të përgjithshme e cila të funksionojë për çdo person. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të keni nën kontroll sëmundjen tuaj.

Vaktet tuaja duhet të jenë të vogla në sasi dhe të shumta në numër, jo e kundërta. E mira është të ndani ushqimin e 3 vakteve të zakonshme në 5 vakte.

Konsumojeni ushqimin me ngadalë dhe duke e përtypur mirë atë.

Shmangni ushqimet që ngacmojnë zorrën e kujtdo, si vaktet e bollshme dhe ushqimet e yndyrshme.

Nëse vuani nga konstipacioni, konsumoni patjetër vaktin e mëngjesit pasi ky vakt është ai që stimulon zorrën më së tepërmi.

Nëse mendoni se një ushqim iu shkakton probleme, hiqeni nga dieta juaj përafërsisht 3 muaj. Nëse nuk ka ndryshim rifuteni në dietën tuaj. Nëse ka më shumë se një ushqim që iu shkakton probleme, provojeni këtë metodë vëtëm me një ushqim e pastaj me tjetrin, në mënyrë që të identifikoni cili ushqim iu shkaton probleme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë janë dhe funksioni i tyre

A janë klizmat zgjidhja për kolitin ulceroz?