Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i pranishëm në Forumin e Dialogut të Prespës, foli për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se e ardhmja e këtyre shteteve është në Bashkimin Evropian. dhe të gjithë duhet të punojnë në këtë drejtim. Në fjalën e tij, Jakov Milatoviç tha se duan një rajon në paqe. Ndër të tjera zbuloi se është angazhuar në politikë për të çuar vendin e tij drejt anëtarësimit në BE. Në fund të mesazhit theksoi se e ardhmja e rajonit qëndron në BE, dhe se tani është momenti që duhet shfrytëzuar që të ndodhë kjo.
“Duam një rajon në paqe. Mendoj se përfundimi i suksesshëm në të cilin Ballkani Perëndimor do bëhet anëtar i barabartë në BE, nuk mund të përfundojë pa përmbushjen e dy anëve të procesit që janë: teknik dhe momenti politik. Çfarë mund të bëjë Mali i Zi, që të përshpejtojë këtë proces? Me të gjitha ndryshimet që ndodhën në Mal i Zi dy-tre vitet e fundit, besoj se ai mund të jetë një histori e suksesshme. Anëtarësimi në BE, që mund të ndodhë deri në 2025-2026. Shembulli i Malit të Zi mund të jetë një shembull i mirë edhe për vendet lindore të Evropës, se procesi i zgjerimit që është gjallë dhe jo vetëm diçka që ekziton në diskutime në nivele të larta, dhe prandaj iu futa politikës në Mal të Zi, që ai të bëhet pjesë në BE dhe të prezantohet si shembull edhe për vendet e e Ballkanit. E ardhmja e rajonit qëndron në BE, dhe besoj se tani është momenti që duhet shfrytëzuar që të ndodhë kjo”, tha presidenti.