MENU
klinika

Operacioni “Nga bregu në breg”

Prokurori i SPAK tregon rolin e shqiptarëve në grupin kriminal të trafikut të drogës

27.06.2023 - 14:18

Operacioni i koduar “Nga bregu në breg” ka çuar në pranga 20 shqiptarë ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Prokurori Vladimir Mara zbuloi në një konferencë për gazetarët nga ambientet e SPAK tregoi edhe rolin që kanë pasur shqiptarët në këtë organizatë kriminale.

“Roli i shqiptarëve ka qenë i transportuesve dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në vendet e BE. Por edhe i porositësve pasi grupi nuk ka pasur persona të tjerë në rol kryesor.

Pra këta kanë bërë vetë porositjen, transportin dhe shpërndarjen në vendet e BE. Lënda narkotike është transportuar nga vendet e origjinës. Ne kemi vendosur ndarjen e çështjes dhe fillimin e hetimeve”, deklaroi Mara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje nga operacioni ndaj grupit kriminal

SPAK lëshon 20 urdhër arreste për trafik droge!