MENU
klinika

“Nuk na vjen mirë”

Publikimi i tezës së Gjuhë Letërsisë, reagon Kushi: E njëjta dorë që kërkon të destabilizojë procesin

07.06.2023 - 12:29

Minstrja e arsimit, Evis kushi ka reaguar pas publikimit të tezës së provimit të Gjuhë Letërsisë. Kushi ka siguruar që nuk është cënuar sistemi dhe nuk ka dyshime që teza të zgjidhura nga jashtë të kenë hyrë brenda.

Minstrja theskoi me keqardhje se ka persona të caktuar që investohen për të bërë veprime të tilla, pasi dalja e tezës ndodh vit për vit.

“Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci. Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin ktestin dhe nuk bashkëpunojmë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren”– tha Kushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur është afati i fundit për plotësimin e formularëve

Lajm i mirë për maturantët, një mundësi e re për regjistrimet në universitete!