MENU
klinika

Analiza

Putin bëri “shah-mat” edhe këtë herë…

26.06.2023 - 13:05

Nga Marsela Shytia

Dy ditët e ethshme të 23-24 qershorit 2023 tashmë kanë hyrë në histori do të mbeten për një kohë të gjatë një nga episodet më “të mjegullt”, si të luftës në Ukrainë, ashtu edhe të epokës së Putinit. Ndoshta Yevgeny Prigozhin është një “qen” i cili, i verbuar nga pushteti, përfitoi nga një lirim i përkohshëm për të sulmuar të zotin. Ndoshta Putin, një veteran i Luftës së Ftohtë, donte të luante një lojë të rrezikshme shahu me dirigjentin. Ndoshta grupet e ndryshme brenda vendin, të pakënaqur me menaxhimin e luftës, spastrimet dhe situatën ekonomike, u përpoqën ta kthenin Prigozhin kundër Putinit. Ndoshta ishin të tria këto gjëra bashkë. Ndërkohë që pritet që situata të evoluojë vazhdimisht, ka shumë spekulime se si do të jetë Rusia pas këtij episodi dhe çfarë mund të ndryshojë në vend.

Prigozhin, Putin, and the Russian coup that evaporated - Bulletin of the Atomic Scientists

Mashtrim për Ukrainën

Marshimi i grupit Wagner dhe përpjekjet e tyre dështuan në më pak se njëzet e katër orë, pa gjakderdhje dhe e vetmja gjë e sigurt është se asgjë nuk është e sigurt. Ka aq shumë dizinformata, saqë me të drejtë dyshohet nëse ky ishte një “super-psiop” i planifikuar paraprakisht, pra operacion ushtarake që synonte të ndikonte në gjendjen shpirtërore të armikut. Predidenti bjellorus, njëkohësisht mik i presidentit rus, Alexander Lukashenko, ishte raportuar se po shkonte, ndoshta në Turqi, por më pas u shfaq për të njoftuar se kishte ndërmjetësuar midis Putinit dhe Prigozhin. Shoigu dhe Gerasimov, ministrat rivalë të Putinit, u tha se kishin dhënë dorëheqjen, por më vonë u zbulua se si marrëveshja e ndërmjetësuar nga Lukashenko nënkuptonte që Prigozhin do të shkonte në Bjellorusi. Ndoshta Prigozhin ndërmori një nismë të çmendur, të nxitur dhe të sugjeruar nga miliarderë të mërguar, njerëz të fuqishëm të pakënaqur dhe shërbime sekrete të huaja, ose ndoshta ai veproi në bashkëpunim me Putinin, siç bëri disa herë në vitin e parë e gjysmë të luftës në Ukrainë, për t’i dhënë jetë një “super-maskirovka”, një mashtrimi për Ukrainën dhe Perëndimin, i përdorur edhe më pare nga rusët.

Një grusht shteti i dështuar

Ngjarjet e 24 qershorit mund të kishin shkaktuar një ndryshim regjimi vetëm në një skenar: nëse do të ishin edhe oligarkët, njerëzit në rrugë së bashku me Prigozhin. Por oligarkët, nuk kanë lëvizur as gishtin e vogël. Njerëzit e përjetuan çështjen si një marrëveshje midis Mbrojtjes dhe Wagner. Dhe siloviki, pra ushtarët, njerëzit e shërbimeve të sigurisë, i qëndruan besnikë paktit të ’99-ës. Ata i frikësohen “listës së zezë” dhe fundit të hidhur të kolegëve të tyre, që ose janë dëbuar nga vendi, ose janë helmuar, ose janë vrarë. Ndoshta revolta ishte një tentativë grusht shteti, e planifikuar nga Prigozhin në grupe me kolonat e pesta dhe shërbimet sekrete të huaja. Por mbase, “Wagnerazo”, do t’i shërbente Putinit për të bashkuar rreth tij elektoratin e trembur nga fantazma e luftës civile, për të luftuar fenomenin Prigozhin dhe për të siguruar “vrull” në luftën kundër Ukrainës.

Wagner Group's 'coup' was short-lived, but the end is near for Putin

“Shah-mat”

Por përpjekja dështoi. Prigozhin duket se do të qëndrojë në Bjellorusi dhe ushtria që ai mendonte se ishte e tij, por që në realitet është financuar dhe armatosur gjithmonë nga Moska, ndoshta do të reformohet dhe dobësohet në drejtim të autonomisë. Putini bëri “shah-mat”, por rruga që e pret tani është plot me pengesa dhe të panjohura. Fillimisht, ka rënë miti i paprekshmërisë së tij, si dhe kanë lindur pyetje në lidhje me stabilitetin e Rusisë dhe reputacionin eimazhin e Putinit.Është interesante se çfarë mendojnë tani anëtarët e klubit multipolar, veçanërisht Republika Popullore e Kinës. Situata e përjetuar nga Rusia do të jetë “ushqim” për narrativën perëndimore, e cila mund të fitojë një kontroll mbi të dobëtit dhe të pavendosurit dhe t’i bëjë ata të rimendojnë pozicionin e tyre, pro apo kundër Putin. Presidenti rus do të detyrohet të “tregojë muskujt”, në shtëpi si në një teatër konkurrimi midis fuqive të mëdha, në një përpjekje për t’u treguar partnerëve dhe rivalëve se ai e ka nën kontroll situatën dhe se “Wagnerazo” ishte e gjitha një farsë e domosdoshme. Mund të jetë shkak për përshkallëzimin e situatës dhe luftës.