MENU
klinika

"Shërbimet online përmes e-Albania"

Rama jep lajmin: Nga 3 korriku mbyllen sportelet e Kadastrës

30.06.2023 - 11:35

Nga e hëna e 3 korrikut shërbimet e Kadastrës do të jepen online përmes aplikacionit të E-Albanias. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama ditën e sotme.

“Ditën e hënë në datë 3 korrik Kadastra nuk është më e aksesueshme për publikun. Askush nuk ju nuk mund të bëjë asgjë në Kadastrës. Sepse askush brenda në Kadastër nuk do të mundet të përgjigjet. Asnjë nga kushërinjtë dhe miqtë keni futur në Kadastër. Sepse nuk do të ketë gjë në dorë. Do të jetë një makineri digjitale”, tha Rama.

Rama deklaroi se influenca e deputetëve dhe kryebashkiakëve ka qenë e pranishme duke theksuar se udhëheqja e partisë ka dhënë shembullin e shëmtuar për të gjithë të tjerët. Kryeministri i kërkoi falje shqiptarëve në emër të PS për shkak të zinxhirit të torturave që kanë hasur në kadastër.

“Mbivendosje pronash nga pa përgjegjshmëria është karakteristika e perso0nave që futen në një mision jo për të bërë misionin. Edhe kur ta bëjnë punën janë injorantë që nuk dinë si ta bëjnë punë. Ne kemi trashëguar një situatë katastrofike. Nuk e di se me çfarë vendesh dhe kontinente të tjera mund të krahasohet.

Është bërë shumë përpjekje. Askush nuk mund ta mohojë këtë, Por sot jemi në kushtet kur nuk mund të themi që kemi arritur atë që duhet. Por kemi parë para syve tanë të ndodhin çudira pas çudirash me pronat e shqiptarëve. Aktori kryesor i kësaj historie të zymtë është korrupsioni, paraja por ajo shprehja kur gjenerali shkul një mollë, ushtarët marrin të gjithë pemët ka bërë që për shkak se influenca politike e deputetëve, e kryebashkiakëve dhe të tjerëve me radhë ka qenë shumë e pranishme atëherë të tjerët kanë bërë 1 mijë fishin e asaj që kanë qenë të detyruar nga lidhjet miqësore, familjare, klanore. Dhe unë dua ta them me gojën plotë dhe kokën ulur se sot është dita për t’i kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në kadastër. Kjo është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore.

Nuk është e gjithë partia por udhëheqja që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për të gjithë të tjerët, që u ka thënë të tjerëve se kjo bankë është një han me 7 porta ku nga porta kryesore futen udhëheqësit. Kadastra është institucioni i vetëm në Shqipëri që bashkëjeton me kërcënimet. Kjo ndjesë sot është një ndjesë që mezi kam pritur të vijë dita ta bëj por nuk e kam bërë më parë se e kam ditur që e nesërmja do vazhdojë te jetë njësoj. Mezi kam pritur që të vijë dita që të them”, deklaroi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikohen formularët

Subvencionet për bujqësinë

Shërbimet për qytetarët kthehen online

Rindërtimi/ Rama: Diçka e bukur në Vorë

"Shërbimi do të jepet online. Brenda muajit fillon…"

Rama jep lajmin: Do të mbyllim sportelet e Kadastrës