MENU
klinika

Ndan pamje nga ceremonia

Rama në Itali: I dhamë lamtumirën Berlusconit, një personazh që e jetoi jetën si një rrotullim i plotë i tokës rreth diellit

14.06.2023 - 17:37

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Itali, ku ka marrëpjesë në ceremoninë mortore, ku iu dha lamtumiura e fundit ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Rama ka ndarë pamje nga ceremonia në rrjetet sociale, teksa shkruan se sot iu dha lamtumira një një personazhi që e jetoi jetën si një rrotullim i plotë i tokës rreth diellit, me të tëra shkallët e dritës dhe errësirës, duke prekur majat në botën e biznesit, spektaklit e sportit dhe duke e kthyer edhe politikën në një spektakël me në qendër vetveten

“Sot në lamtumirën e një personazhi që e jetoi jetën si një rrotullim i plotë i tokës rreth diellit, me të tëra shkallët e dritës dhe errësirës, duke prekur majat në botën e biznesit, spektaklit e sportit dhe duke e kthyer edhe politikën në një spektakël me në qendër vetveten. Një njeri që e deshi jetën me gjithsej, e jetoi me të gjitha ekzagjerimet e mundshme, e mishëroi me të gjitha dimensionet e qenies së tij të shumëfishtë, jetësim kulmor i shprehjes, “Edhe ëngjëlli edhe djalli rrinë bashkë tek i gjalli”…

Si kryeministri më jetëgjatë në detyrë në historinë e Italisë, Silvio Berluskoni manifestoi në të gjitha rastet një afeksion e një respekt të posaçëm për shqiptarët🇮🇹🇦🇱” shkruan Rama në postimin e tij,

Kujtojmë që Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare dy ditë më parë, pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë.

Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotot nga funerali shtetëror në Milano

Silvio Berlusconit i jepet lamtumira e fundit

"Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë!"

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit italian Berlusconit, reagon Rama