MENU
klinika

"Maska ra!"

Rama propozoi zgjidhje për Kosovën, Berisha: Akti më i shëmtuar në marrëdhëniet mes dy vendeve

08.06.2023 - 14:22

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas daljes për media të kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme, ku njoftoi se ka propozuar te ndërkombëtarët një zgjidhje për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha tha se propozimi i Ramës është një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Sipas ish-kryeministrit, teksti i Ramës është i shkruar në Beograd dhe i rishkruar në Tiranë.

Nga ambientet e jashtme të Parlamentit, Berisha i bëri thirrje autoriteteve në Kosovë të ndjekin vetëm zgjidhjen e propozuar nga BE dhe SHBA.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Maska ra! Rama shpalosi veten si një vasal i shpifur, i doktrinalit dhe një prej autorëve të genocidit serb në Kosovë, njeriut që me politikën e tij etno-nacionaliste, politikën e tij të serbisë së madhe është faktor destabilizimi në rajon dhe Europë. Sot Edi Rama në detyrim doli dhe informoi shëiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Natyrisht vetëkuptohet që teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj është shkruar në Tiranë. Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës, përbën një akt më të shëmtuarin në historinë e marrëdhënieve mes dy vendve. Përbën një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Përbën një akt që Edi Rama përpiëet të zgjidhë problemin e tij me MCGonigal. Përpiëet të sfumojë problemet e tmerrshme me zgjedhjet që ka në vendin e vetë.

Duke i bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, që në procësin e çtensionimit të situatës të procedojnë në bashkëpunim me KFOR, BE dhe SHBA, duke zbatuar atë skedulë për të cilën insiston komuniteti ndërkombëtar. Nuk do të dilja sot për këtë problem por u detyrova kur pashë vasalin e Vuçiçit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN