MENU
klinika

32-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste

Rama vlerëson dhe kritikon drejtësinë e re: Brenda saj ka boshllëqe dhe detaje të neveritshme

12.06.2023 - 20:29

Kryeministri Edi Rama thotë se reforma në drejtësi ka boshllëqe, “gjymtyrë që rrijnë keq” por edhe “detaje të neveritshme”.

Deklaratën, Rama e bëri gjatë fjalës së tij në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ndonëse e vlerësoi drejtësinë e re si një pikturë e madhe që për brezat e ardhshëm tha se do të tregojë që është e drejtë dhe e barabartë për të gjithë.

Rama tha se ishte Partia Socialiste ajo që mori iniciativën për të bërë një drejtësi që Shqipëria nuk e ka pasur prej shpalljes shtet i pavarur. Megjithatë kryesocialisti nuk kurseu kritikat duke thënë se kjo “pikturë e madhe” ka brenda saj edhe “detaje të neveritshme”.

Nuk dihet se kujt konkretisht i referohet Rama si “të neveritshëm” në drejtësinë e re, institucionet e së cilët deri tani kanë çuar pas hekurave një numër të madh zyrtarësh e ministrash socialistë.

“Kjo parti i hyri në këmbë atij deti që asnjë forcë politke më parë as nuk kishte marrë mundimin ta vëzhgonte, reformës në drejtësi. PS është e vetmja parti që as nuk ka vrarë njeri, as nuk ka burgosur njeri dhe as nuk ka rrahur njeri në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Por fakti është që asnjë parti tjetër nga viti 1912 nuk e ka bërë dot. Kjo periudhë e pushtetit në Shqipëri është e para në historinë e Shqipërisë, por le ta nisim nga historia e shtetit shqiptar për të mos shkuar në shekuj.

Kur ata që japin drejtësi merren pa asnjë pengesë me zyrtarët më të lartë të shtetit, dhe kanë të gjithë mbështetjen e partisë në pushtet. Kjo është piktura e madhe që flet shumë, për Shqipërinë e fëmijëve tanë, që falë nesh do të jetë e para Shqipëri në historinë e këtij trualli me drejtësi të drejtë e të barabartë për të gjithë. Nuk do të kenë më asnjë nga andrrallat që ne do të duhet të heqim edhe për disa kohë si familje të zakonshme në këtë vend. Unë e di shumë mirë që po t’i afrohesh kësaj pikture ka boshllëqe, ka gjymtyrë që rrijnë keq, madje ka dhe detaje të neveritshme. Prandaj motra dhe vëllerër, kokën lart dhe vetëm përpara, me bindjen që o e bëjmë ne, o se bën askush tjetër Shqipërinë. Me besimin për t’u bërë më të mirë me bindjen për të mësuar nga më të mirët. Gëzuar festën dhe shpresoj që sekretariati ta ketë pregatitur siç duhet pjesën e dytë në dalje”, deklaroi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN