MENU
klinika

Analiza

Rikthimi i Trump do ta zhyste Amerikën në një luftë të re…

07.06.2023 - 09:30

Donald Trump ka thënë shpesh, se një votë për të në 2024 është një votë për paqen botërore.

E çuditshme ta dëgjosh nga ai. Ai ka fajësuar vazhdimisht presidentin Joe Biden për sulmin e egër të Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se kjo nuk do të kishte ndodhur në kohën e tij.

Trump pretendon se mbështetja e Biden për rezistencën ukrainase rrezikon një luftë bërthamore me Moskën dhe se ai mund t’i japë fund luftimeve brenda 24 orëve.

Megjithatë, sfida më e madhe e politikës së jashtme të një presidence të dytë të Trump do të ishte një tjetër: Irani.

“Nëse ai kthehet në pushtet…Unë mendoj se shanset që ai të jetë në gjendje të merret me Iranin nuk janë aspak premtuese,” tha Ali Vaez, drejtor i projektit të Iranit në grupin ndërkombëtar të krizave.

U.S. President Donald Trump tosses out “Make America Great Again” (MAGA) caps as he arrives for a campaign rally at Oakland County International Airport in Waterford Township, Michigan, U.S., October 30, 2020. REUTERS/Carlos Barria

Trump rrezikoi dy herë një luftë me Teheranin gjatë vitit të tij të fundit në detyrë. Ai urdhëroi vrasjen e gjeneralit më të lartë iranian, duke rrezikuar një cikël dhune që diplomacia arriti ta parandalonte. Sot, marrëdhëniet midis Iranit dhe SHBA-së janë jashtëzakonisht të tensionuara.

Vendimi i Trump për të hequr dorë nga marrëveshja e epokës së Obamës e bëri Iranin të rriste aftësitë e tij bërthamore dhe Republika Islamike tani mund të ndërtojë një armë bërthamore brenda disa muajsh nëse do.

Dhe arsenali bërthamor i vendit është rritur më shumë se kurrë gjatë viteve të fundit.

Sanksionet e kohës së Trump, të cilat Biden i ka vazhduar, po dobësojnë ekonominë e vendin, por njëkohësisht po forcojnë pozicionin e liderëve iranianë ndaj Perëndimit.

Ndaj, Trump do të përballej me një sfidë të paprecedentë nëse do të  zgjidhej në 2024, dhe ai e ka treguar në shumë raste se e sheh dhunën si përgjigjen më të mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editoriali i The Washington Post

‘Armikja’ e Amerikës nuk është FBI-ja!