MENU
klinika

“Rivalja e tij më e madhe”

Pse Macron po kërkon të bëjë paqe me Melonin?

20.06.2023 - 08:27

Një sërë mosmarrëveshjesh kanë prishur lidhjet Francë-Itali, si duket për shkak të kryeministres Giorgia Meloni, që kur ajo mori frenat e qeverisë italiane vitin e kaluar. Ndaj, presidenti Emmanuel Macron do të zhvillojë sot bisedime në Paris me kryeministren italiane, sipas një njoftimi nga presidenca franceze, pasi të dyja palët kërkojnë të “zbusin” marrëdhënien. Centristi Macron, i cili e konsideron veten si një mburojë kundër së djathtës ekstreme, nuk e ka pritur mirë zgjedhjen Melonit, që tani drejton koalicionin më ekstremist të djathtë të vendit të saj që nga Lufta e Dytë Botërore. Macron kishte nënshkruar në vitin 2021 një traktat bashkëpunimi dypalësh me paraardhësin e Melonit Mario Draghi, ish-shefin e Bankës Qendrore Evropiane me të cilin ai kishte një marrëdhënie të ngushtë politike. Liderët do të diskutojnë zbatimin e traktatit si dhe përgatitjen për samitet e ardhshme të BE-së dhe NATO-s këtë muaj dhe në korrik. Kjo do të jetë vizita e parë e Melonit në Francë që nga zgjedhja e saj në 2022. Të dy liderët ishin takuar joformalisht në Romë menjëherë më pas, më pas në takime dypalëshe në samitet ndërkombëtare. Politika e emigracionit ka qenë një burim mosmarrëveshjeje midis dy vendeve që nga nëntori 2022, kur Meloni refuzoi të lejonte një anije me 230 emigrantë të ankorohej në Itali. Anija u lejua të ankorohej në Francë, por Parisi denoncoi sjelljen “e papranueshme” të Romës dhe pezulloi planet për të pritur 3,500 emigrantë nga Italia. Në atë kohë, Meloni e konsideroi reagimin e Francës si “agresiv” dhe “të pajustifikuar”. Sakaq, ajo ndodhet në Paris për të marrë pjesë në një konferencë ku do të promovojë kandidaturën e Romës për të pritur Expo 2030.