MENU
klinika

Ja çfarë thotë eksperti

Sa përfiton Shqipëria nga legalizimi i kanabisit?

22.06.2023 - 09:59

Filip Gjoka, Kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale ka treguar në A2 Business se sa mund të përfitojë Shqipëria nga legalizimi i kanabisit mjekësor. Për Gjokën, përfitimet mund të jeni 50 mln euro minimumi për 5 vite, por kjo të varet edhe nga cilësia e produktit.

“Për 4 vjet, 50 mln euro minimumi. Mund të vijë në rritje, varet nga cilësia e produktit që do u ofrohet kompanive, se tregu i garantuar është në tregjet amerikane, pra nëse do certifikohesh nga FDA”, tha Gjoka.

Ai shtoi se nuk duhet të paragjykohen bizneset që duan të marrin licensën. Si argument, kundër dyshimeve se mund të përdoret për qëllime të fshehta, Gjoka shtoi se nuk ka asnjë biznesmen që investon 2-3 mln euro, të rrezikojë aq sa të shkojë në burg.

“Ka dhe do ketë biznes real, është frika e shumë njerëzve, kanë frikë duke marrë parasysh Maqedoninë fqinje, që licencat e u dhanë pa kritere, në formë partiak, me mik, po të paragjykojmë çdo lloj biznesi, i bie që askush të mos marrë licencë, ligji tregon qartë dhe kriteret e kompanive që duan të marrin licensat. Kriteret janë garanci për kualifikim. Ky biznes nuk është se do dalë një femerë dhe do mbjellë kanabis, jo jetë jo më shumë se 10 hektarë dhe për të realizuar këtë biznes, me blerjen e tokës dhe me siguroi të lartë si burg, dhe ky investim si në tokë dhe në infrastrukturë, si në pajisje, do duhet që nga fillimi të shkojë 2-3 mln dollar për investim dhe tani një biznesmen që investon kaq do rrezikojë që të shkojë në burg”, tha ai.