MENU
klinika

Gazetari investigativ: Pasi i morën lekët i thanë…

“Safet Gjici pagoi që të zhdukej videoja”

25.06.2023 - 10:53

Gazetari Ferdinand Dervishi thotë videoskandali që çoi pas hekurave Safet Gjicin është bërë me qëllimin e vetëm për t’i bërë shantazh ish-kryebashkiakut dhe për të përfituar shuma të majme parash.

Sipas tij, Gjici i ka paguar paratë dhe këtë e vërteton mënyra si u publikua video.

Video nuk ishte autentike por e filmuar nga lart, çka sipas gazetarit është një justifikim për t’i thënë Gjicit pasi i morën lekët që nuk e kemi publikuar ne, por na e vodhën.
“Ajo që është më e besueshme është që kjo video të jetë ofruar Safetit që të zhduket. Pasi kështu veprohet rëndom në Shqipëri, bëhet një video dhe i ofrohet personit për t’i marrë para. S’është çudi që dhe Safeti të ketë paguar dhe rëndë për këtë pjesë.

Pse e mendoj këtë gjë?
Sepse kur doli video, ajo duket sikur është vjedhur nga dikush, nga një person në një pikë montazhi dhe dikush që vjedhurazi e paska marrë.
Ky është një inskenim për t’i thënë Safetit pasi i kanë marrë dhe lekët, për mendimin tim “që kjo video na doli nga kontrolli”.

Supozojmë se Safeti ka paguar, atëherë si do justifikohen personat që nxorën këtë videon. Kjo video del vetëm nëse ata thonë që na e vodhën.

Mënyra si është bërë video fshehurazi është një justifikim që “ja na e vodhi dikush dhe ne nuk e dimë kush na e mori dhe publikoi”, tha Dervishi në një intervistë televizive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Iu vunë prangat në një lokal pranë shtëpisë

Akuza që çoi në arrestimin e Safet Gjicit

Artur Ajazi

Moralistët