MENU
klinika

"Jemi vend demokratik"

Shkëmbim për policët me Llune? Kurti: Ne nuk bëjmë pazare

15.06.2023 - 10:53

Kryeministri Albin Kurti ka mohuar se mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë shkëmbime për policët. Gjatë konferencës për mediat, Kurti tha se nuk do të bëjnë asnjë pazar për trupa, si dhe shtoi se nga ana e Beogradit nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë.

Pyetja– E përmendët që rrëmbimi është hakmarrje, nëse kërkohet shkëmbimi a është e mundshme? Mbledhja e dy qeverive u anulua, Rama ka kërkuar kërkim më ju, si e sheh anulimin e mbledhjes dhe si e komenton deklaratën e tij?

Kurti– Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia speciale e Serbisë kanë qenë aty në një rrugë që dikur ishte ilegale. Përballë tyre kanë pasur njësitë serbe, në anën tjetër ne e kemi një kriminel serb si Llune që nuk është bërë kriminel me 26 maj por ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të kryera në Kosovë. Në Kosovë ka sundim ligji, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik kriminelet. Ata nuk e kanë besuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Nuk krahason këto dy raste, nuk bëjmë pazare ne kemi sundim ligji. Nuk dimë që Beogradi ka kërkuar shkëmbim, mos e përfaqësoni Beogradin, nuk keni nevojë të paraqisni një kërkesë të tyre karshi Kosovës. Për çfarë shkëmbimi po flisni, Kosova është vendi me lirinë më të madhe të mediave, por unë u kisha sugjeruar të mos flisni në emër të Begoradit se nuk i kontribuoni sigurisë në vendin tonë. Sa i përket mbledhjes së anuluar, e kam thënë në Syrivizion. Aty e gjeni përgjigjen.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë