MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si parandalohen defektet e lindura tek fëmijët?

22.06.2023 - 08:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Si parandalohen defektet e lindura tek fëmijët?

Mjeku:Parandalimi parësor i anomalive kongenitale përfshin:
• përmirësimin e dietës së femrave riprodhuese, duke siguruar një marrje
të mjaftueshme me vitamina, minerale dhe acid folik , jod, në veçanti, përmes suplementëve të përditshme nga goja.
• Mënjanimin ose kufizimine substancave të dëmshme, veçanërisht alkoolit;
• kontrollin e diabetit gjatë shtatzanisë, këshillimit, menaxhimit të peshës,
• ekspozimit mjedisor ndaj substancave të rrezikshme ( metalet e rënda,
pesticidet, etj.) gjatë shtatzënisë;
• mbulimit vaksinal, sidomos kundër virusit të rubeolës, për fëmijët dhe
gratë.
Vaksina e rubeolës mund të jepet të paktën 3 muaj përpara shtatzanisë për gratë që nuk janë vaksinuar dhe nuk kanë kaluar rubeolën në fëmijëri dhe forcimin e edukimit të personelit shëndetësor dhe të tjerëve të përfshirë në
promovimin për parandalimin e anomalive kongjenitale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN