MENU
klinika

Analiza

Si ra Prigozhin në “kurthin” e Putinit…

27.06.2023 - 16:05

Gjithë bota mbajti frymën për disa orë, teksa grupi mercenar Wagner kërcënonte pushtetin e Vladimir Putin në Rusi, me një grusht shteti.

Yevgeny Prigozhin, nga njeriu më i besuar i Putinit, u kthye në armikun dhe rrezikun e tij më të madh, ose të paktën kështu u duk nga jashtë, pasi ka dhe zëra që mendojnë ndryshe.

Në të vërtetë, sipas Domenico Quirico, lëvizja e kreut të grupit Wagner ishte orkestruar nga vetë presidenti rus.

Wagner uprising: Putin's regime looks damaged after uprising in Russia

Siç raporton ish-korrespondenti i luftës, cari prej vitesh nuk ka më asnjë njeri të besuar, dhe sipas tij, tradhtarët rrinë në çdo cep.

Kështu, ai i vendos ata para disa mundësive, duke i testuar, dhe duke i ngritur “kurth” siç bëri edhe me Prigozhin. Dhe a numri një i Wagner ra menjëherë në “grackën” e Putinit, me të dyja këpucët.

Pas një sërë përplasjesh me autoritetet ruse si dhe deklarata kompromentuese, Prigozhin, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe Voronezhit, pas së cilit mercenarët u nisën drejt Moskës.

Sipas ekspertit, pa qëlluar asnjë të shtënë, krerët e grushtit të shtetit udrejtuan për në Rostov, për të shmangur bllokimet e trafikut.

Kremlin says Prigozhin will depart for Belarus after rebellion fizzles – POLITICO

“Por Prigozhin pothuajse shkoi në Moskë, kreu grushtin e shtetit në autostradë dhe u kthye. Ai mori ofertën pushime nga miku i tij bjellorus. Banditët e Wagner u bënë ushtarë.

Ukrainasit, të cilët tashmë gëzoheshin me shpresën për të gjetur llogore të zbrazëta, përparuan me edhe dyqind metra të tjera”, thekson Quirico, duke theksuar se grushti i shtetit në autostradë, ishte thjesht kurth.

Dhe në fund thotë ai, Putini është gjithmonë aty, i palëkundur.