MENU
klinika

Historia “thriller” e vrasjes së spiunit të dyfishtë

Si u bënë Rusia dhe SHBA “armike të përbetuara…

23.06.2023 - 08:30

Të gjithë e dinë sesi përfundojnë “armiqtë” e presidentit rus Vladimir Putin. Disa jashtë vendit, disa të përndjekur, disa në burg e disa të vdekur. Megjithatë, jo çdo tentativë e liderit rus për t’i hequr qafe, përfundon me sukses. Ky ka qenë rasti i Alexander Poteyev, një agjent i dyfishtë, të cilën rusët kërkuan ta vrisnin në vitin 2020, por dështuan. Kështu, inteligjenca ruse tani duket se ka shkelur një “vijë të kuqe” që e shmangte më parë: tentativë për të vrarë një informator të vlefshëm për qeverinë amerikane në tokën amerikane. Vrasja dështoi, por pasojat pjesërisht u shndërruan në hakmarrje nga Shtetet e Bashkuara, duke çuar në forcimin e sanksioneve amerikane kundër Rusisë dhe dëbimin e zyrtarëve të lartë të inteligjencës nga Uashingtoni.

Russia Sought to Kill Defector in Florida

Agjenti i dyfishtë

Në një libër të shkruar nga studiuesi i Harvardit, Calder Walton, i quajtur “Spiunë: Lufta epike e inteligjencës midis Lindjes dhe Perëndimit”, u zbulua se përpjekja e dështuar për të vrarë Poteyev, çoi në masa të paprecedenta të SHBA kundër Rusisë.Ndërsa punonte si oficer i lartë i inteligjencës në Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), Poteyev u ngarkua në vitin 2000 me mbikëqyrjen e një rrjeti spiunësh që jetonin brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një vit pas kësaj, një agjent i CIA-s i ofroi një kontratë me vlerë nga dy deri në pesë milionë dollarë.Për 10 vitet e ardhshme, Poteyev punoi si informator i CIA-s dhe zbuloi sekretet ruse në Uashington. Informacioni që ai mblodhi çoi në arrestimin e 11 spiunëve rusë që jetonin përgjatë bregut lindor të SHBA, duke përfshirë Anna Chapman. Pas kësaj, administrata e Obamës donte të përmirësonte marrëdhëniet e këqija me Moskën dhe u arrit një marrëveshje që 10 nga 11 spiunët e arrestuar të ktheheshin në Rusi. Në këmbim, Rusia liroi katër të burgosur rusë, përfshirë Sergei Skripal.

Hakmarrja e Putinit

Edhe pse u arrit një marrëveshje, Vladimir Putin nuk harroi kurrë se kush qëndronte pas “tradhtisë” dhe u zotua të ndëshkojë Poteyev, i cili fshihej në SHBA dhe jetonte me një identitet të fshehtë. Gjykata e Moskës e dënoi në mungesë me 10 vjet burg.”Putini i ka kaluar vijat e kuqe shumë kohë më parë. Ai dëshiron t’i shohë të gjithë këta njerëztë vdekur,” tha Marc Polymeropoulos, një ish-oficer i CIA-s. Kremlini hartoi një plan të bazuar tek metodat Ramon Mercader, një agjent stalinist që hyri fshehurazi në zyrën e Leon Trotsky dhe i vuri një sëpatë në kokë në vitin 1940. Moska filloi të kërkonte një “Mercader modern” i cili kishte vetëm një detyrë, vrasjen e Poteyev. Në korrik 2016, televizioni shtetëror rus e shpalli atë të vdekur, një mënyrë për ta përgjuar atë dhe për ta detyruar të zbulonte se ku fshihej. Nëtetor të të njëjtit vit, Poteyev kërkoi një licencë peshkimi rekreativ në Florida, me emrin e tij të vërtetë dhe datën e lindjes, si dhe numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe adresën e banimit.

Spy Poisoned in Britain Fed MI6 Agents Secrets on a Putin Ally, New Book Claims - The New York Times

Dështimi i rusëve

Dy vjet pas kësaj, “Buzzfeed” botoi një artikull në të cilin zbuloi adresën e saktë ku jetonte Poteyev në atë kohë. Kremlini po i afrohej zbatimit të planit të tij.“Çelësi i suksesit” ishte shkencëtari meksikan Hector Alejandro Cabrera Fuentes, aspak spiun tipik. Ai studioi mikrobiologji në Rusisë dhe më pas mori doktoraturën në Gjermani. Fuentes mori me qira një apartament në veri të Miami Beach, shumë afër vendit ku jetonte atëherë Poteyev. Fuentes u këshillua të ruhej nga fotografimi. Por gjithçka shkoi keq kur Fuentes përplasi një makinë tjetër me makinën e tij gjatë operacionit. Dy ditë më vonë, kur ata u përpoqën të fluturonin për në Meksikë, Fuentes u ndalua nga rojet kufitare dhe telefonat e tyre u kontrolluan, duke zbuluar një foto të automjetit të agjentit të dyfishtë. Pasi u arrestua, Fuentes rrëfeu gjithçka para hetuesve amerikanë dhe tha se zyrtari rus me të cilin u takua në Moskë, me siguri punonte për FSB-në, shërbimin rus të sigurisë. Një përpjekje për të vrarë agjentim e dyfishtë rus në Florida dështoi dhe komploti provokoi një përgjigje të ashpër nga qeveria amerikane, e cila në prill 2021 vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe dëboi 10 diplomatë rusë nga vendi.