27.06.2023 - 12:20
Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të arrestuar nga autoritetet serbe më 14 qershor në Veri janë liruar.
Avokati Skënder Musa tha në një intervistë televizive se ky vendin ka ardhur pasi Serbia zbatoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk kemi pasur të bëjmë fare me një veprim apo një vendim ligjor apo juridik, por me një presion të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare e në mënyrë të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” – u shpreh avokati.
Sipas autoriteteve serbe, policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rrëmbimi i 3 Policëve të Kosovës
Albin Kurti publikon pamjet dhe hartën e vendit ku ndodhi ngjarja
"Vala e dytë e sanksioneve mund të vijë shpejt"
Rama i vendosur: Pa u liruar 3 efektivët ndërpriten komunikimet tona me Serbinë
Ndërkombëtarët bëhen bashkë