MENU
klinika

Sopranoja shqiptare: Mendoja se do më binte të fikët

Merr propozimin për martesë në mes të skenës

30.06.2023 - 11:02

Roli i Violetës në “La Traviata” ka sjellë një gëzim shumë të madh profesional dhe personal në jetën e sopranos Enkeleda Kamani. Pas premierës së saj të parë në këtë rol në Teatrin Lorraine në Francë, mbrëmja u mbyll me një moment të paharrueshëm.

Partneri i saj, Davide iu drejtua skenës me një unazë në dorë duke rënë në gjunjë përpara saj.


Gjatë lidhjes në Skype me “Rudina”, sopranoja tregon për emocionet e para të atij momenti kur sapo kishte mbaruar performancën dhe e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa dhe kolegët po përshëndesnin spektatorët.

”Ishte afër meje Gëzimi dhe po e ndiente që unë vërtet isha e shokuar, isha shumë e emocionuar sepse ndihej një energji shumë e mirë në publik dhe thoja sa mirë që shkoi dhe ishte e pabesueshme. Pastaj ndodhi ajo dhe mendoja se do më binte të fikët, sinqerisht.”