MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sporti më lodh shpejt, a kam probleme me zemrën?

19.06.2023 - 12:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam nje djal 20 vjec dhe sa her bej sport lodhem shume shpejte dhe ndaloj direkt nderkohe shoket e mi vazhdojne e luajne pa u lodhur. A kam une ndonje problem me zemren apo thjesht nuk kam rezistenc aq sa duhet a ndonje gje tjeter ?

Përgjigjet mjeku: Ekzistojnë tre shkaktarë të dobësisë muskulore. I pari është miastenia. Fjala është për sëmundjen autoimune të cilën e karakterizon hiperaktiviteti i sistemit imunologjik. Shkaktari tjetër i grumbullon sindromat miogjene. Shkaktari i tretë është mungesa e kaliumit në gjak, për shkak të marrjes së diuretikëve, diarresë apo vjelljes, gjë që shkaktojnë dobësinë e përgjithshme muskulore. Por do t’ju sugjeroja të bëni disa analiza më të hollësishme për të parë nga se të vjen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga menaxhimi i peshës tek sasia e kripës

10 hapa për një zemër të shëndetshme!