E kush do e refuzonte një mundësi të tillë?
Pas rinovimit të shtëpisë së ëndrrave të Barbie’s Malibu, Ken ka ftuar për dy ditë resht vizitorë dhe qëndrimi do jetë falas. Rezervimi hapet në orën 10:00 më 17 korrik për datën më 21 korrik dhe 22 korrik 2023.
Këtë herë, Keni është ai që pret. Shtëpia është lyer me ngjyrën rozë të theksuar, dhomat janë të dekoruara me sende të frymëzuara nga Ken, si kapele dhe kitara.
Shtëpia ka një dhomë gjumi dhe përmban një krevat dopio të rrumbullakët me jastëkë dekorativë dhe batanije me motive kuajsh, tregojnë fotot e publikuara. Shtrati mbështetet pas një muri të mbuluar me letër-muri ngjyrë rozë dhe të bardhë.
Deri në dy të ftuar mund të qëndrojnë në shtëpi çdo natë, por udhëtimin që do bëjnë drejt Malibu edhe nëse janë jashtë shtetit duhet ta paguajnë vetë. Të ftuarit do të jenë në gjendje të përdorin në shtëpi një sërë patinash si dhe dërrasën e tyre të sërfit.
Mysafirët do të përshëndeten nga një portier pas mbërritjes së tyre, i cili do t’i tregojë rreth e rrotull dhe do të organizojë vaktet e tyre, sipas njoftimit për shtyp.
Kujtojmë se filmi “Barbie”, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, do të shfaqet në kinema më 21 korrik.