MENU
klinika

Tensionet në veri

Lajçak: Shoh akte të dhunshme që mund të rilindin

27.06.2023 - 19:58

Bashkimi Evropian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri. Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për deeskalim të situatës në veri të Kosovës është tani.

Lajçak në konferencën para ministrave të BE-së tregoi çka nënkupton me shtensionim të situatës. Ai foli për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa u shpreh po ashtu se eskalimi po vazhdon të ndodhë në komunat në veri të vendit.

Derisa foli për dhunën që protestuesit serbë ushtruan ndaj institucioneve të sigurisë, Policisë dhe KFOR-it, si dhe ndaj gazetarëve, Lajçak theksoi se presin hetim të mirëfilltë penal dhe dënim për të gjithë kryerësit.

Sipas emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës është dëmtuar imazhi i vendeve që synojnë integrimin evropian.

Sa i përket lirimit të tre policëve të marrë peng në territorin e Kosovës nga Serbia, Lajçak tha se ka ndodhur falë bashkësisë ndërkombëtare. /Kosovapress

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Asociacioni, thelbësor për veriun e Kosovës"

Ambasadori i SHBA flet për VOA: Kemi probleme me Kurtin!