MENU
klinika

Përditësimi i ri i WhatsApp

Thirrje nga të panjohurit? Ja si t’i pengoni t’ju vijnë

21.06.2023 - 12:25

WhatsApp ka lançuar sot një veçori të re të quajtur Silence Unknown Callers. Siç sugjeron emri, mjeti do të kontrollojë automatikisht mesazhet e padëshiruara, mashtrimet dhe thirrjet nga njerëz të panjohur në WhatsApp. WhatsApp shpjegoi në një blog:

Silence Unknown Callers është krijuar për t’ju dhënë më shumë privatësi dhe kontroll të thirrjeve tuaja hyrëse.

Silence Unknown Callers është një nga dy përditësimet e reja që lançohen sot për të përmirësuar privatësinë në WhatsApp. Për ta aktivizuar, hapni aplikacionin WhatsApp në telefonin tuaj dhe prekni Cilësimet në këndin e poshtëm djathtas të ekranit. Prekni Privacy, më pas Telefonatat. Tani do t’ju jepet opsioni për të aktivizuar ose çaktivizuar Heshtjen e telefonuesve të panjohur.

Nëse zgjidhni të aktivizoni këtë funksion, telefonatat nga numra të panjohur do të mbyllen automatikisht. WhatsApp shpjegon:

Këto telefonata nuk do të tingëllojnë në telefonin tuaj, por do të jenë të dukshme në listën tuaj të thirrjeve, në rast se rezulton se është dikush i rëndësishëm.

WhatsApp ka lançuar gjithashtu një mjet të ri të Kontrollit të Privatësisë sot për të ‘ndihmuar që të gjithë të dinë për opsionet e mbrojtjes’ në aplikacion. Veçoria hap pas hapi udhëzon përdoruesit përmes cilësimeve të rëndësishme të privatësisë që mund të zgjedhin të aktivizojnë në llogarinë e tyre. Brenda cilësimeve të privatësisë, thjesht zgjidhni ‘Filloni kontrollin’ dhe do të jeni në gjendje të eksploroni opsionet tuaja të privatësisë.