MENU
klinika

“Pa logo nuk i sheh njeri me sy”

Topi kritik me opozitën: Ekziston sa për t’u punësuar disa në Parlament

06.06.2023 - 11:32

Ish-presidenti Bamir Topi i ka qendruar mendimit se opozita aktuale është inekzistente. Ai ka deklaruar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News opozita duhet rithemeluar, pasi kanë rënë peng i siglës dhe i emrit.

Sipas Topit, qëllimi i demokratëve është shumë i rëndë, pasi e dinë shumë mirë që në këtë gjendje nuk fitojnë, por këta duan të shkojnë të punësohen në parlament.

“Opozita duhet rithemeluar, por këto kanë rënë peng i siglës dhe i emrit. Sepse po të dalin pa sigël dhe pa emër, këto nuk i sheh njëri me sy, por këto luajnë me këtë lloj raporti që ka sigla me simpatizantët për të qendruar prapë në parlament. Qëllimi i këtyre është shumë i rëndë, këta e dinë shumë mirë që në këtë gjendje nuk fitojnë, por këta duan të shkojnë të punësohen në parlament, të krijojnë atë komoditetin që të jep parlamentin, të ruajnë këtë lloj komuniteti publik tek e fundit, dhe të vazhdojnë t’i lënë interest e njerzve që bërtasin çdo ditë te emisioni yt. Në rast se do të ishte një opozitë që do të luftonte në parlament, do të kishte më pak njerëz në emision, por është e kundërta”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përpara samitit të Metës me ish-Presidentët

Precedentët: Ja si i zgjidhën krizat paraardhësit e Ilir Metës

"Nuk vjen nga jashtë. Përplasja më e paprecedentë"

Pas takimit me Presidentin, Bamir Topi flet për zgjidhjen e krizës

"Pa asnjë shpresë për të riun dhe të vjetrin!"

Bamir Topi komenton situatën në PD: Një histori e turpshme!