MENU
klinika

Dëshmia e Kapedanit

U arrestua për blerje votash në Kavajë, gjykata e lë në burg

12.06.2023 - 10:22

Klodian Kapedani i cili u arrestua nga policia tre ditë më parë nën akuzën e blerjes së votave në zgjedhjet e 14 Majit është lënë në burg nga GJKKO.

Kapedani i ka kërkuar gjykatës një masë më të butë sigurie duke pretenduar se ka një vajzë të vogël vetëm 2-vjeçe dhe duhet të përkujdeset për të.

Kërkesa e tij është rrëzuar nga trupi gjykues. Kapedani u arrestua ditën e premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pasi akuzohet për blerje votash, gjë e cila është zbuluar nga përgjimet telefonike.

Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.