MENU
klinika

Asgjësohen 350 bimë

U kap duke kultivuar kanabis, arrestohet 33-vjeçari në Mat

08.06.2023 - 09:34

Një 33-vjeçar është arrestuar në kuadër të finalizimit të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”.

I riu u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat, duke kultivuar kanabis.

Ai tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar.