MENU
klinika

"BE ka një plan të ri për Ballkanin Perëndimor"

Ursula Von der Leyen zbardh detaje nga takimi me kryeministrin Rama

27.06.2023 - 12:04

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Von der Leyen shprehet se fokus i diskutimit ishte progresi në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ajo u shpreh se gjatë takimit folën për planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, gjë që sipas saj, do të afrojë rajonin dhe BE-në.

“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan ajo në një postim në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"De-eskalimi, rruga e duhur për normalizimin mes dy vendeve"

Serbi-Kosovë/ Rama tregon bisedën me Michel