MENU
klinika

Detaje

Vangjush Dako i pakënaqur nga arrestimi i SPAK: Jam i pastër, po më godisni qëllimisht

08.06.2023 - 14:23

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duket se nuk e ka pritur mirë prangosjen e tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sot, në sallën e GJKKO, teksa pritet të vendoset masa e sigurisë, Dako duket i revoltuar.

“Nuk kam frikë nga drejtësia. Jam i pastër, po më godisni qëllimisht,”-mësohet se ka bërë me dije Dako në fjalën e tij në sallë.

Ndërkohë që gjithashtu, të njëjtat burime për Dosja.al kanë bërë me dije se në komentet e tij negative, Dako nuk e ka kursyer as ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Këtë të fundit duket se e cilëson si shkakun e vërtetë të prangosjes së tij.

Pse akuzohet Dako?

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Është ndër më mëkatarët në politikën shqiptare"

“Do vazhdojnë arrestimet”/ Gjikondi: Dako rrezikon deri në 5 vite burg

"Prokuroria ka dyshime se është nxjerrë sekreti hetimor"

Arrestimi i Vangjush Dakos, VOA: Shkelje të shumta me pallatin në Durrës