MENU
klinika

Dyshimet e para

Vrasja e babë e bir në Dukagjin, dyshohet se shkak është kultivimi i kanabisit

29.06.2023 - 18:52

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka tronditur Shkodrën. Pasditen e sotme u ekzekutuan me armë zjarri babë e bir, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se Gurra ka qenë polic i objekteve, ndërsa deri në këto momente dyshohet se shkak është bërë kultivimi i drogës. Kjo pasi e gjithë njësia administrative e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës.

Ndërkohë që as Gurra dhe as djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarje. Deri më tani dyshohet se një person e ka bërë vrasjen, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tij.