MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj prej kohësh nga dhimbja e kokës. A mund të jetë migrenë?

14.06.2023 - 09:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ka disa kohë që vuaj nga dhimbja e kokës. Lexova dhe pashë që shumë simptoma lidheshin me migrenën. Doja të pyesja, si janë dhimbjet që vijnë nga migrena?

Mjeku: Migrena është një problem neurologjik që karakterizohet nga dhimbja kronike dhe intense e kokës për orë ose ditë të tëra. Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon. Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes, si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës. Ende nuk ka një kurë që ta shërojë si sëmundje, mjekimi ka si qëllim të reduktojë frekuencën dhe intensitetin e migrenës.

Është ndoshta dhimbja më e shpeshtë e kokës në fëmijë, veçanërisht në moshën shkollore. Mund të përkufizohet si dhimbje me kriza të përsëritura, zakonisht 1-2 orëshe, të ndërthurura me periudha pushimi. Krizat paraprihen në një përqindje nga aura motore ose sensore. Migrena pa aura është më e shpeshtë në fëmijë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.