MENU
klinika

Takimi me ambasadorët e QUINT

Vuçiç: Ndaloni Kurtin që të nisë luftë në Ballkan

15.06.2023 - 12:06

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është takuar sot me ambasadorët e huaj të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi për të diskutuar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Ai thotë se gjatë këtij takimi u ka kërkuar ambasadorëve të vendeve të QUINT-it që të pengojnë kryeministrin Albin Kurtin që të nisë një luftë në Ballkan.

“Kam folur me përfaqësues të BE-së dhe të Quintës. U kërkova që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre dhe ta pengojnë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan – shkruhet në një postim në llogarinë zyrtare në Instagram të presidentit.”, shkruan Vuçiç në llogarinë e tij në instagram.

Theksojmë se ky takim i Vuçiçit me ambasadorët e huaj vjen një ditë pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri.

Në një konferencë të jashtëzakonshme më herë gjatë ditës së sotme, Kurti se rrëmbimi i tre policëve është një veprim agresor nga Serbia dhe se ata po hakmerren me policët që luftojnë krimin. Kreu i Qeverisë tha se është e çuditshme sesi faktori ndërkombëtar po hesht ndaj veprimeve të Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vuçiç pas takimin me QUINT për tensionet në veri

“S’do them asnjë fjalë, është më mirë për të gjithë”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!