MENU
klinika

Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO

Xhaçka: Mbështesim KFOR, dialogu mënyra e vetme për të ecur para

01.06.2023 - 15:11

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në Oslo, ku ishte pjesëmarrëse  në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Në lidhje me këtë takim Xhaçka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se në këtë takim ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës.

Ndër të tjera ajo shkruan se dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.

Postimi i plotë i Xhçkës:

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATOs të mbajtur në Oslo, 🇸🇪 diskutuam për Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius,mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen tonë transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën 🇺🇦.

Të bindur se anëtarësimi i Suedisë 🇸🇪 në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës  në tërësi.

🤝 Mirënjohje për kontributin e NATO-s në rujatjen e sigurisë në rajonin tonë.

Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës 🇽🇰.

Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.

#ËeAreNATO

#StrongerTogether

Kujtojmë që ky reagim i  Xhaçës në rrjetet sociale vjen pasi në veri të Kosovës situata paraqitete e tensionuar, ku ka pasur përplasje mes serbëve dhe trupave ushtarake të KFOR.

Që nga 26 maji, në veriun e Kosovës janë rritur tensionet për shkak të hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.

Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunalë nëntorin e kaluar. Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.