Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë ne qendër të mediave rozë edhe pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania’. E një koment për to e kishte edhe modelja Xhesika Berberi. Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ajo tha se ka shumë vite që e njeh Kiarën, pasi kanë punuar dikur bashkë.
Modelja tha fjalët më të mira për të, duke shtuar se moderatoren me Luizin i sheh si një çift që duhen shumë.
“Kiarën e kam patur kolege. Dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa vajzë e mirë ka qenë dhe me këmbë në tokë. Gjithmonë ka qenë shumë e sjellshme. Shumë veta e kanë gjykuar, por unë jam person që i marrë gjërat në anën pozitive dhe nuk më pëlqen të shikoj negativitetin. Mendoj se ka bërë atë çfarë ka ndjerë dhe i uroj shumë suksese. Mendoj se ka qenë e sinqertë.
Me Luizin e shikoj që të dy duhen shumë. Mbase e ndjej atë kiminë, madje para dy-tre ditësh i pashë te lagjja dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë.”
Më tej, ajo u pyet edhe për mundësinë që të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 3”. Por, modelja tha se nuk e shikon veten në atë formë.
“Nuk e shikoj veten në atë lloji formati. Është shumë interesant, më pëlqen shumë. Por, nuk do dukem shumë interesant si timë, se nuk dua drama. Jam shumë e qetë.”
Kujtojmë se disa nga banorët që morën pjesë në ‘Big Brother’ e sezoneve të kaluara janë shprehur më parë se nuk do merrnin pjesë, por e kundërta ndodhi. Mos ndoshta edhe ky është rasti i Xhesikës?