MENU
klinika

“Erë lufte” po fryn në Indo-Paqësor

Xi Jinping po përgatitet për “skenarët e vdekjes”

23.06.2023 - 17:28

Nga Marsela Shytia

Në teori, çdo gjë mund të ndodhë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Në tryezën e dy fuqive globale ka shumë “çështje të nxehta” që rrezikojnë të marrin flakë në çdo moment, edhe për shkak të aksidenteve. Dhe  ka shumë pak mundësi për paqe dhe dialog. Rastet e fundit, dialogu Shangri-La dhe takimet ballë për ballë mes Antony Blinken dhe Xi Jinping, nuk kanë sjellë rezultate konkrete. Në rastin e parë, Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri kinez i mbrojtjes Li Shangfu mezi shtrënguan duart, kur në vend të kësaj ata mund të kishin folur ballë për ballë, duke u përpjekur të qetësonin tensionet kino-kineze. Uashingtoni kishte propozuar një takim midis Austin dhe Li në samitin aziatik, por mori një “Jo” nga Pekini, pasi emri i ministrit kinez gjendet në “listën e zezë” të sanksioneve amerikane. Sekretari amerikan i Shtetit është përpjekur të rregullojë “përçarjen” me Kinën, ndër të tjera duke i propozuar Xi-t bashkëpunim për çështje të përgjithshme, por nga ana tjetër, lideri kinez përsëriti qëndrimet e palëkundura, kryesisht për çështjen kineze. Progresi diplomatik i Blinken u shkatërrua më pas nga komentet e Joe Biden, i cili, pak orë pas samitit midis të dërguarit të tij dhe Xi, e quajti këtë të fundit një “diktator” duke zemëruar qeverinë kineze. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning i quajti fjalët e presidentit amerikan” të papërgjegjshme”. A po kthehemi sërish në “vend numëro”? Vështirë ta thuash. Por duket se gjithçka është e mundur, kur bëhet fjala për dy fuqi të paparashikueshme.

The true battleground in the US-China cold war will be in Europe | South China Morning Post

Përgatitje për çdo skenar

Ndoshta për këtë arsye Xi përgatit Kinën për çdo skenar të mundshëm. Përpara udhëtimit të Blinken në Republikën Popullore të Kinës, Wall Street Journal shkroi se “Xi Jinping po rrit përpjekjet e tij për të përgatitur Kinën për konflikt”. Që nga fundi i majit të kaluar, presidenti kinez  ka kërkuar dy herë që të përgatitenpër skenarë ose kushte ekstreme.  Më vonë, kreu i shtetit kinez e shtriu të njëjtin koncept edhe në sferën ekonomike. Ndërsa inspektonte një park industrial në Mongolinë e Brendshme, Xi tha se përpjekjet për të ndërtuar tregun e brendshëm të Kinës synojnë të “sigurojnë funksionimin normal të ekonomisë kombëtare në rrethana ekstreme”. Paralajmërimet rreth kushteve të mundshme ekstreme shkojnë paralelisht me përpjekjet diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin. E gjithë kjo sugjeron se Xi Jinping nuk po braktis rrugën për të mbrojtur ekonominë dhe në përgjithësi vendin nga tensionet e mundshme dhe të zgjatura me Perëndimin. Me fjalë të tjera, siç shkruan “Inside Over”, Kina do të ishte e gatshme të bisedonte, por dëshiron të sigurohet që SHBA të mos i kalojë vijat e kuqe për ato çështje që Kina i konsideron jashtë kufijve, kryesisht Tajvani.

Basti i Xi Jinping

Si një strateg i aftë, Xi po luan në dy fusha: atë të diplomacisë dhe atë të përgatitjes për skenarë ekstremë. Jin Canrong, një studiues me ndikim i politikës së jashtme, i tha gazetës Global Times se skenarët ekstremë që Xi i referohet nënkuptojnë “rrezikun e luftës “. Në rastin më të keq, një konfrontim me Shtetet e Bashkuara. Në raste të tjera, një ose më shumë konflikte rajonale të cilat mund të përshkallëzohen në mënyrë progresive. Pasi siguroi një mandat të tretë në krye tetorin e kaluar, Xi ka sinjalizuar se marrëdhëniet midis Kinës dhe Perëndimit, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të bëhen shumë më të paqëndrueshme, duke treguar, jo çuditërisht, se një nga objektivat kryesore të zhvillimit të Kinës për të ardhmen pesë vjet do të përkojnë me ndërtimin e një strukture gjeopolitike të aftë për ta bërë ekonominë e Pekinit elastike dhe më pak të varur nga tregjet e huaja dhe teknologjitë e huaja. Këshilltarë kryesorë të liderit kinez, si zëvendëskryeministri He Lifeng dhe Liu He, këshilltar ekonomik i presidentit dhe ish-zëvendëskryeministri, kanë qenë përgjegjës për të përcaktuar mënyrën për ta bërë Kinën të papërshkueshme nga goditjet e jashtme. Ekonomia e gjigantit aziatik duhet të mbetet funksionale edhe në rast të sanksioneve hipotetike të SHBA-së dhe Perëndimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e Project Syndicate

A do ta kalojë Biden testin e Kinës?

"Rruga e re e mëndafshtë"

5 mite për projektin gjigand kinez