MENU
klinika

Këshillohen maskat

Zjarret në Kanada mbulojnë qytetin e Nju Jorkut me mjegull! Miliona njerëz thithin ajrin e rrezikshëm

08.06.2023 - 09:26

Miliona njerëz në të gjithë Amerikën e Veriut po thithin ajrin e rrezikshëm nga zjarret në Kanada. Vendi po përballet me sezonin e tij më të keq të zjarreve në histori.

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit, të shkaktuar nga zjarret intensive në Kanada.

Në Nju Jork do të fillojë shpërndarja falas e maskave më 8 qershor. Kanadaja ka thënë se maskat duhet të mbahen sa herë që njerëzit nuk kanë mundësi të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se edhe gjatë fundjavës pritet të ketë nivele të rrezikshme të tymit. Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Kuebeku i Kanadasë, ku janë raportuar 150 zjarre.

Qyteti i Nju Jorkut, i cili ndodhet qindra milje në jug të flakëve, është mbuluar me mjegull portokalli për shkak të cilësisë së ajrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do të ndodhin ngjarje ekstreme”

Ndryshimet klimatike, kërcënim i madh për botën