MENU
klinika

"Do të qëndrojë mbyllur deri në një njoftim të dytë"

Zjarri në lokalin në pronësi të babait të Noizyt, reagimi në faqen zyrtare

11.06.2023 - 11:00

Zjarri i rënë në lokalin në pronësi të babait të reperit të njohur Noizy Bashkim Rajku dyshohet të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Në reagimin në faqen zyrtare të lokalit në instagram thuhet se lokali do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë elektrike GAT03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ju mirëpresim së shpejti”, thuhet në njoftim.

Lokali në zonën e Currilave në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në pronësi të reperit të njohur

Përfshihet nga flakët lokali në Durrës