MENU
klinika

Kryeson Tirana dhe zonat bregdetare

100 raste urgjencash nga vapa në ditë

13.07.2023 - 21:15

I nxehti përvëlues që ka përfshire edhe Shqipërinë po shton problemet shëndetësore në popullatë. Mbi 100 persona në ditë kërkojnë ndihmën e urgjencës për probleme të shkaktuara kryesisht nga vapa.

Goditjet nga dielli, dehidrimet, virozat e ndryshme po dominojnë edhe ndaj problemeve kardiake dhe traumave të shkaktuara nga aksidentet ne rrugë e det.

Skënder Brataj, kreu i urgjencës Kombëtare tregon se Tirana zë vendin e parë për numrin më të lartë të urgjencave mjekësore në këtë periudhë, ndjekur nga qytetet bregdetare Vlora dhe Durrësi.

Numër të lartë urgjencash janë regjistruar edhe në Elbasan, qyteti që këto ditë ka arritur temperaturat më të larta në vend. Mjeku Brataj tregon se si duhet të sillemi ndaj të nxehtit që sapo ka filluar.

Krahas shërbimit të urgjencës në zonat turistike, nga veriu në jug të vendit, janë hapur 30 qendra shëndetësore verore. Shtimi i problematikave shëndetësore nga vapa është ë ndjere edhe në këto shërbime24 orëshe, të cilat vetëm gjate kësaj jave kanë kryer 4 mijë vizita. I nxehti sapo ka nisur dhe kjo valë pritet të zgjasë të paktën deri në fund të korrikut.