MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ushqehet kanceri nga sheqeri?

05.07.2023 - 13:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ushqehet kanceri nga sheqeri?

Mjeku: Sheqeri është një lëndë që ushqen çdo qelizë të organizmit tonë në mënyrë që të zhvillohet, të rritet dhe të krijojë të gjitha proceset e veta. Ky është një proces i pashmangshëm normal fiziologjik që ndodh e të gjithë njerëzit.

Qelizat tumorale, gjatë zhvillimit të tyre kanë tendencën që të ndahen dhe zhvillohen me një ritëm më të shpejtë se qelizat normale. Kjo është arsyeja që rritet tumori. Por pavarësisht faktit nëse është qelizë normale apo tumorale, ajo ka nevojë për sheqer.

Qeliza tumorale pa diskutim që nuk zhvillohet pa praninë e sheqerit. Megjithatë duhet të kuptojmë se edhe sheqeri që ne marrim nëpërmjet dietave ushqimore është i domosdoshëm për ne

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.