MENU
klinika

Raportohet për dy të plagosur

Aksident në Gjirokastër-Libohovë

17.07.2023 - 10:28

Aksident automobilistik në aksin Gjirokaster-Libohovë. Mësohet se një automjet tip “Peugot” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi i shërbimit ku sipas raportimit nga aksidenti janë lënduar 2 persona. Autoambulanca ka transportuar në spital dy të lënduarit të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Libohovës”, shtetasi J. V., duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. V., 32 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja S. V., 30 vjeçe (bashkëshortja e 32-vjeçarit), të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.