MENU
klinika

Makina përplaset me kamionin!

Aksident tragjik në Greqi/ Ndërrojnë jetë 5 shqiptarë

18.07.2023 - 19:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi ku kanë humbur jetën 5 shqiptarë. Mediat greke bëjnë më dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Edessas ku makina me të cilën udhëtonin shqiptarët u përplas me një kamion.

Paraprakisht dyshohet se makina ishte në korsinë e gabuar.

Përplasja ka qenë e fortë duke u marr jetën 5 shqiptarëve teksa pamjet tregojnë edhe makinën pothuajse të shkatërruar.

Sakaq policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.