Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli ishin dy ndër banorët më të komentuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP.
Miqësia e tyre pësoi goxha ulje-ngritje gjatë qëndrimit në shtëpi ku djemtë shpesh herë përballeshin në debate të forta me njëri-tjetrin. Mirëpo duket se dhe pas mbarimit të spektaklit, raporti mes tyre nuk është rregulluar më.
Madje së fundmi,Maestro ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse nuk ka komunikim me këngëtarin. Ai tregoi se Luizi nuk e ka uruar për ardhjen në jetë të vajzës.
Sipas ish-banorit kjo është arsyeja që i ka mbetur hatri me artistin, teksa shtoi se për gëzime dhe hidhërime hatërmbejtet që ata kishin duheshin lënë pas.
“Do isha shumë i gëzuar nëse Luizi do më uronte për ardhjen e vajzës time në jetë. Është tërheqje vëmendje. Në gëzime dhe në hidhërime të paktën duhet të mos kemi hatërmbetje. Unë prisja një mesazh nga ai, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram”, u shpreh Armaldo teksa ishte i ftuar në “Wake Up”.