MENU
klinika

Pritet kërkesa për ekstradim

Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK në Tiranë, avokati: Ka gisht Serbia

31.07.2023 - 17:03

Ish-anëtari i UÇK, Dritan Goxhaj u arrestua këtë të hënë më urdhër të Gjykatës Speciale.

Arrestimi i tij është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas përfundimit të luftës në Kosovë. Avokati i tij, Bashkim Nikolla ka thënë se në këtë arrestim ka gisht Serbia.

Në fjalën e tij për “News24”, ai thotë se në këtë ngjarje konstaton duar të zgjatura të Serbisë, për t’i çuar luftëtarët e UÇK-së në giotinë. Sipas tij, më tej do të priten kërkesa për ekstradimin e tij.

“Në këtë përfundim, konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në giotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim. Nuk është një procedurë që bëhet menjëherë. E vërteta sado të zhytet, nuk mundet, Dritani di të durojë sepse ka duruar edhe makinerinë e plumbave serbe”, deklaroi Nikolla.

Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar këtë të hënë një urdhërarrest për ish-anëtarn e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Masa e sigursë u ekzekutua nga punonjësit e Policisë në Tiranë, e cila ushtroi një kontroll fizik në banesën e Goxhajt, për llogari të Gjykatës Speciale.

Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri gjatë vitit 1999.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN