MENU
klinika

Urdhri i Gjykatës Speciale

Arrestohet ish-anëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj

31.07.2023 - 17:01

Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhërarrest për ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhajn.

Arrestimi i tij është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Masa e sigurisë është ekzekutuar nga punonjësit e Policisë në Tiranë, e cila ka ushtruar kontroll në banesën e Goxhajt, për llogari të Gjykatës Speciale.

Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri gjatë vitit 1999.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN