MENU
klinika

Faza e 30-të e “Territor i pastër”

Asgjësohen 742 bimë narkotike kanabis, arrestohet 32-vjeçari

20.07.2023 - 10:25

Finalizohet faza e 30-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 742 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës. Vihet në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar, dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 30-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 742 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës.

Vihet në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar, dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 213 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në Malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 30-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në Malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 742 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar për kultivimin e 150 bimëve në vendin e quajtur Çinar, shtetasi G. L., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi H. L., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Bura, Nikël.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.