MENU
klinika

Operacioni “Bjeshkët e Nemuna”

Asgjesohen bimë narkotike në Kukës, procedohen 2 inspektorë

01.07.2023 - 15:47

Finalizohet faza e dytë e operacionit ‘Bjeshkët e Nemuna’. Policia bën të ditur se janë asgjësuar nëpërmjet djegies, 3659 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në territoret e fshatrave Gjonpepaj dhe Curraj i Epërm. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 2 inspektorë mjedisi të këtyre zonave, të dyshuar për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, ditën e djeshme, në fshatin Gjonpepaj, u asgjësuan 297 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe u procedua penalisht kryetari i këtij fshati.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Kukës/Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë qarkun, finalizohet faza e dytë e operacionit “Bjeshkët e Nemuna”. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 3659 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në territoret e fshatrave Gjonpepaj dhe Curraj i Epërm.

-Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, ditën e djeshme, në fshatin Gjonpepaj, u asgjësuan 297 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe u procedua penalisht kryetari i këtij fshati. Procedohen penalisht edhe 2 inspektorë mjedisi të këtyre zonave, të dyshuar për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kanë finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës:

-në fshatin Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 3543 bimë të tjera narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Curraj i Epërm, janë gjetur të kultivuara 116 bimë narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit A. Q. dhe Gj. P., inspektorë të mjedisit në të dy këto fshatra, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin