MENU
klinika

“Njiheshin që në 2012-tën”

Bardhi: Tigri nuk ishte Ahmetaj, por Mërtiri

14.07.2023 - 08:30

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka deklaruar se SPAK ka konfirmuar lidhjet e Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin dhe se ato datojnë që në vitin 2012, kohë kur Ahmetaj nuk ishte ende ministër. Në një lidhje për emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke ju referuar komunikimeve mes tyre, Bardhi tha se konfidenca ishte e tillë, që Mërtiri e thërriste Ahmetajn si “fratelo”, ndërkohë që tha se ishim gabuar duke menduar se Ahmetaj ishte tigri, pasi ky epitet përdorej për Mërtirin.

“Lidhjet janë të konfirmuara që në vitin 2012. “Tigri” ishte “Mërtiri” dhe “fratelo” ishte Arben Ahmetaj. Mërtiri përdorte influencën e Ahmetaj në PS që ky i fundit t’i krijonte lehtësira”, tha Bardhi.