MENU
klinika

Rokadat

Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PS, ikën Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm zgjidhet Klosi

26.07.2023 - 19:50

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i Grupit parlamentar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Socialiste.

Rama ka propozuar Çuçin për të marrë drejtimin e grupit parlamentar socialist.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

Nderkohe qe Rama ka propozuar dhe asambleja ka miratuar në vend të Damian Gjiknurit, Blendi Klosin si sekretar të Përgjithshëm të PS-së. Ndërkohë Bledi Çuçi është emëruar kryetar i grupit parlamentar të PS-së.